Hoti takon bizneset, i njofton për marrëveshjen për nxitje të investimeve amerikane

4 javë më parë

Hoti takon bizneset, i njofton për marrëveshjen për nxitje të investimeve amerikane

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se marrëveshja për investime e nënshkruar më 31 dhjetor 2020, ka hyrë në fuqi.

Mëngjesin e sotëm Hoti ka takuar përfaqësues të bizneseve, të cilë​t i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve.

Më 31 dhjetor të viti të kaluar kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të ShBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.

Kujtojmë se kjo marrëveshje do t’i mundësojë Korporatës së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar që të ofrojë gamën e saj të plotë financiare, që përfshin financim të borxhit, investime në ekuitet, sigurim të riskut politik dhe grante në ndihmën teknike.