Hoti: Situatën me pandeminë e kemi nën kontroll

3 javë më parë

Hoti: Situatën me pandeminë e kemi nën kontroll

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se situata me pandeminë vazhdon të mbetet nën kontroll dhe se në Kosovë ka shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se duhet që qytetarët të vazhdojnë ta mbajnë maskën e distancën, në mënyrë që të tejkalohet vala e dytë e COVID-19.

“Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata”, tha Hoti.

“Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë. Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit”, shtoi Hoti