Hoti-Qeverisë: Buxheti 2 miliardësh s’bën të zvogëlohet

3 vite më parë

Hoti-Qeverisë: Buxheti 2 miliardësh s’bën të zvogëlohet

Pas miratimit të Rishikimit të Ligjit të Buxheti 2017, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti cilësoi se buxheti prej 2 miliard euro për vitin 2017, nuk bën të zvogëlohet.

“Qeveria e re duhet të ndërmarr masat që ta realizoj këtë buxhet, e jo ta shkurtoje atë. Ne nuk përkahim në Kvendin e Kosovës kurrfare shkurtimi të shpenzimeve. Duhet mbajtur performancën e lartë të të hyrave ashtu si ka qenë. Duhet ndryshuar ligjin për AKP për të shfrytëzuar mjetet e privatizimit për autostradë. Ky ligj për AKP duhet të vij në kuvend bashkë me ligjin për rishikimin e buxhetit”, tha ai.

Ndërkaq lidhur me rritjen e pagave  Hoti sqaron se “Qeveria e udhëhequr nga LDK e ka rregullur me ligj rritjen e pagave dhe kjo do të ndodh nga janari 2018, sic e kemi planifikuar me Kornizë të Shpenzimeve 2017-2019, që është miratuar nga Qeveria Mustafa.”

Hoti gjithashtu tregoj se duke qenë se LDK, e udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, nuk do të lejohet të përkeqësohet menaxhimi i buxhetit.

“Duhet gjetur mjetet tash kjo qeveri për të paguar për skandalet e Qeverise Thaqi me pasporta dhe me Axos lidhur me PTK, si dhe kontratën e dëmshme të PTK-së me kompani private të shërbimeve telefonike”, thekson ai./AktivPress