Hoti njofton se nga java e ardhshme nis shpërndarja e fondit për rimëkëmbjen ekonomike

3 javë më parë

Hoti njofton se nga java e ardhshme nis shpërndarja e fondit për rimëkëmbjen ekonomike

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se nga java e ardhshme do të fillojë shpërndarja e 60 milionë eurove të fondit për rimëkëmbjen ekonomike.

Hoti përmes Facebook ka deklaruar se deri në fund të vitit, do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro që janë aprovuar nga Qeveria.

“Fondi prej 87 mil € tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 mil €, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 mil € që i kemi aprovuar në Qeveri”, ka shkruar Hoti.

AKTIV PRESS