Hoti nesër në Maqedoni, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për rrjetin 5G

1 muaj më parë

Hoti nesër në Maqedoni, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për rrjetin 5G

Kryeministri Avdullah Hoti, nesër në ora 14:00, do të zhvillojë takim zyrtar në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.

Zyra e kryeministrit ka bërë të ditur se në këtë takim do të në shkruhet bashkëpunimi për krijimin e lidhjeve 5G të internetit.

“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach”, njofton Qeveria. /zeri.info