Hoti në inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e Vitisë”: Po i kthehemi gjallërisë në shkolla

2 muaj më parë

Hoti në inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e Vitisë”: Po i kthehemi gjallërisë në shkolla

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në inaugurimin e shkollës së Mesme të Ulët “Dëshmorët e Vitisë”, në fshatin Drobesh të Komunës së Vitisë.

“Është lajm i mirë, është ngjarje e mirë për të filluar gjysmë vjetorin e dytë në këtë objekt të ri dhe shpresoj që po e lëmë mbrapa pandeminë dhe po i kthehemi gjallërisë dhe gëzimit edhe në shkolla, edhe në biznes, edhe në familjet tona dhe gjithkund”, tha kryeministri në detyrë Hoti.

Ai u shpreh i bindur që ky objekt do të ndikojë shumë në cilësinë e arsimit duke krijuar kushtet e nevojshme dhe duke siguruar numër optimal të nxënësve për klasë, pajisje të reja dhe ambient të ngrohtë përgjithësisht për të zhvilluar procesin arsimor.

Hoti përgëzoi Ministrin e Arsimit dhe krejt ekipin e tij, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ekipin, që i kanë mbështetur komunat dhe të gjitha shkollat, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet mbrapa me mësime edhe në kushte të pandemisë.

Në këtë inaugurim, ai shoqërohej nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami dhe nga kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.