Hoti: LDK-ja e ka për obligim që ta ruajë orientimin perëndimor në këtë shoqëri

2 muaj më parë

Hoti: LDK-ja e ka për obligim që ta ruajë orientimin perëndimor në këtë shoqëri

Kryeministri në detyrë Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka takuar strukturat e degës së IV-të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Ai falënderoi kryesinë, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj dege, për angazhimin e tyre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka vizionin e saj të qartë, e që orientimi është perëndimi. Qeveria e Kosovës ka arritur të ruajë këtë kurs pro-perëndimor duke promovuar kulturë të lartë politike që qon në progres perëndimor”, tha Hoti.

Gjatë këtij takimi, ai i informoi të pranishmit për punën e Qeverisë, duke theksuar se pandemia dhe problemet ekonomike të vendit, kanë qenë sfida shumë të mëdha, por që sipas tij kanë arritur të menaxhohen shumë mirë.