Hoti konsultohet edhe me Shoqatën e Sigurimeve për Pakon Fiskale

4 vite më parë

Hoti konsultohet edhe me Shoqatën e Sigurimeve për Pakon Fiskale

Ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takime të ndara përfaqësuesit e Kompanive të cilat merren me kryerjen e shërbimeve të pagesave dhe përfaqësuesit e Shoqatës së sigurimeve.

Gjatë këtyre takimeve, u diskutua rreth përkrahjes që ka bërë Qeveria e Republikës së Kosovës me pakon e parë fiskale për zhvillimin e biznesit, por edhe për propozimet e reja me pakon fiskale 2.0, e cila po i plotëson dhe pasuron kërkesat e bizneseve me masat shtesë.

Ministri Avdullah Hoti gjatë takimit me përfaqësuesit e Kompanive të cilat merren me kryerjen e shërbimit të pagesave dhe me përfaqësuesit e Shoqatës së sigurimeve e theksoi se krijimi dhe promovimi i politikave të favorshme fiskale është parakusht për zhvillimin e bizneseve, për hapjen e vendeve të reja të punës të cilat direkt ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ndërsa, përfaqësuesit e Kompanive të cilat merren me kryerjen e shërbimeve të pagesave dhe përfaqësuesit e Shoqatës së sigurimeve duke falënderuar Ministrinë së Financave për pritjen dhe bashkëpunimin me bizneset, theksuan se diskutimet në këtë formë me bizneset dhe marrja në konsideratë e kërkesave të tyre për të pasuruar pakon e re fiskale 2.0, po ndodhë për herë të parë dhe për ne kjo është një premisë e mirë për të bërit biznes dhe zhvillimin e vendit. Gjatë takimit ata gjithashtu i paraqitën propozimet e tyre për ti përfshirë në Pakon fiskale 2.0.