Hoti: Jam në koordinim me Grenellin për të caktuar datën për rifillimin e dialogut me Serbinë

1 muaj më parë

Hoti: Jam në koordinim me Grenellin për të caktuar datën për rifillimin e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që është në bisedime me emisarin e ShBA-së për dialogun, Richard Grenell që së shpejti të caktohet data për rifillim të negociatave.

Hoti këto deklarata i ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, njofton Klan Kosova.

“Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese dhe të gatshme që të marrin të gjitha përgjegjësitë që i takojnë. Unë jam i gatshëm dhe në koordinim me ambasadorin Grenell për të caktuar një datë ku do të ulemi së bashku për të filluar procesin e dialogut, me një agjendë fillimisht ekonomike dhe pastaj për të kaluar te çështjet politike të dialogut”.

Kjo sipas Hotit, do të bëhet duke u nisur nga parimet: për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri Hoti, ps takimit me Ramën, ka bërë të ditura edhe tri projekte madhore që sipas tij, janë strategjike.

“Tri projekte madhore që për neve kanë qenë strategjike, e para është porti i Durrësit, e dyta në sistemin e energjisë për t’u kujdesur në afat gjatë për të zgjedhur këtë problem, duke konsideruar ndërtimin edhe një hidrocentrali të Kosovës në territorin e Shqipërisë. Ndërsa e treta është bashkimi përmes hekurudhave”, tha ai.