Hoti: Duhet ndërmarrë veprime ndaj gjuhës helmuese në Kosovë

1 muaj më parë

Hoti: Duhet ndërmarrë veprime ndaj gjuhës helmuese në Kosovë

Kryeministri i Kosovës ka dënuar të premten gjuhën që po përdoret në diskursin publik në Kosovë.

Avdullah Hoti, që ndodhet për vizitë në Tiranë ka thënë se një gjuhë e tillë dëmton argumentet.

“Gjuha helmuese në diskursin publik nuk ndihmon, ajo dëmton argumentet. Kur ajo gjuhë bëhet denigruese dhe kërcënuese për atë që i shpreh idetë, duhet që atë ta dënojmë publikisht, të distancohemi prej saj dhe të ndërmarrim veprime adekuate”, shkruan ai në anglishte, në Tëitter.

Gani Koci, zëvendësministri i dikurshëm nga PDK-ja i ka quajtur “gropa septike serbe që duhet mbyllur me beton” disa politikanë, publicistë e gazetarë të Kosovës, duke u ankuar më vonë se i ishte “shlyer” postimi në Facebook.

“Ka ardh koha, jo me i dezinfektu por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë. Shumë po kundërmojnë!”, kishte shkruar Koci të premten në mëngjes në Facebook, transmeton KOHA.

Statusi i tij, që më pas është fshirë, ka ngjallur kritika të shumta, në Kosovë dhe jashtë saj.