Hoti: Adem Jashari dhe familja e tij u bënë emblema e vërtetë e Ushtrisë së Popullit

1 muaj më parë

Hoti: Adem Jashari dhe familja e tij u bënë emblema e vërtetë e Ushtrisë së Popullit

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, mori pjesë në paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë, e organizuar për nder të 23-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Para të pranishmëve, ai tha se akti i rezistencës së armatosur të Adem Jasharit me familjen dhe Prekazin e tij heroik, i filluar në mëngjesin e hershëm të 5 marsit, 23 vjet më parë, dha frymëzimin e madh për t’i rezistuar një regjimi.

“Këto 3 ditë të rezistencës në Prekaz dhanë kushtrimin për popullin tonë për lirinë dhe pavarësinë, si dhe alarmin për qendrat e vendimmarrjes botërore për të ofruar mbështetje për të vërtetën e Kosovës dhe popullit të saj, për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit perëndimor si dhe lirive dhe të drejtave fundamentale njerëzore”, tha Hoti, transmeton AktivPress.

Hoti, potencoi se Adem Jashari dhe anëtarët e tij të familjes u bënë emblema e vërtetë e Ushtrisë së popullit, që para armëve kishin edhe më të fuqishme vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund misionit për çlirimin e atdheut.

AKTIV PRESS