Horoskopi 7 gusht 2020, ky është parashikimi i yjeve për ju

3 muaj më parë

Horoskopi 7 gusht 2020, ky është parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Forcat planetare sot dhe nesër ju sjellin gëzim të madh në jetë. Çiftet që për arsye të ndryshme, janë në prag të një krize, mund të bëjnë një marrëveshje. Mundësi të mrekullueshme për ata që kërkojnë partnerin e ëndrrave të tyre. Dashuritë e papritura që mund të lindin edhe në vendin e punës, veçanërisht me njerëzit e huaj.

Demi

Në këtë periudhë do jeni shumë kuriozë, aktivë dhe optimistë. Ju e dini se si të dhuroni spontanitet dhe dashuri për ata që janë në anën tuaj. Udhëtime dhe miqësi të shkurtra krye të vëmendjes. Nuk do jetë një ditë aspak e mërzitshme. Me praninë e njerëzve të dashur do ndiheni shumë në paqe.

Binjakët

Yjet do ju japin sot shumë hijeshi dhe inteligjencë, shkathtësi dhe reflekse të shpejta, si fizike ashtu edhe ato mendore. Ju jeni në gjendje të rrëmbeni simpatinë e njerëzve me të cilët jeni të lidhur nga respekti dhe dashuria. Intuitë shkëlqyese, në çdo sektor. Dhe parashikimi për nesër do të jetë edhe më i mirë.

Gaforrja

Me Venusin në shenjë, çdo pengesë mund të tejkalohet. Zemra, mendja dhe shpirti janë të gatshëm të enden në vendet e largëta dhe t’ju zhytin në situata joshëse. Preferoni kontakte me njerëz që jetojnë shumë larg jush, por që i keni në zemrën tuaj.

Luani

Duke pasur parasysh ndërlikimin që krijohet midis Diellit, Hënës, Mërkurit dhe Marsit, një simpati e papritur mund të lindte, ndoshta si pasojë e ngjarjeve të ndryshme të verës. Ju mund të tërhiqeni fort nga dikush që është simpatik dhe ka një ndjeshmëri të veçantë. Ju keni ide shumë të qarta rreth dëshirave tuaja emocionale dhe mund të ecni në drejtimin e duhur për t’i realizuar ato.

Virgjëresha

Parashikimi i yjeve do jetë i shkëlqyer për ju këtë kohë. Ju do keni humor për të zgjidhur çdo lloj shqetësimi. Ju keni frymëzime origjinale dhe forcë vendimmarrëse. Me entuziazëm mund të stimuloni partnerin, miqtë dhe familjarët. Nuk ka pengesa në sektrorin sentimentale. Lëreni imagjinatën tuaj të shpërthejë, jini sa më shumë kreativ të jetë e mundur.

Peshorja

Yjet e kësaj dite na inkurajojnë të merremi një angazhim të rëndësishëm. Dialogu është tërheqës dhe i thellë, fjalët tuaja dëgjohen me kënaqësi dhe janë përbërësi kryesor i marrëdhënies me partnerin tuaj. Mërkuri ju jep qartësi dhe largpamësi për të zgjeruar horizontet ekzistenciale ose thjesht për të bërë miq të rinj.

Akrepi

Nga sot do të jeni më romantikë, do të dini se si të pasuroni çdo lloj marrëdhënieje me imagjinatën, do të keni vëmendje më të madhe për zemrën tuaj. gjithçka falë pozicionit të ri të Venusit, planetit të dashurisë, harmonisë dhe bukurisë. Perspektiva të shkëlqyera për ata që dëshirojnë të konsolidojnë lidhjen emocionale, për ata që kërkojnë një vendbanim përfundimtar dhe për ata që duan të bëjnë një zyrtare një lidhje sekrete.

Shigjetari

Gjallëria e ideve është e kombinuar me aftësi të shkëlqyera kritike dhe mprehtësi shprehëse. E gjithë kjo vlen mirë për sektorin praktik, por edhe për sektorin e marrëdhënieve. Ju do keni argumenta të shumta për t’i treguar vendin njerëzve që po veprojnë gabim. Do karakterizoheni nga një humor i mirë. Ndarja e lumturisë me dikë tjerët është gjithmonë një përvojë e mirë.

Bricjapi

Do jetë një ditë e shkëlqyer për ju. Do keni reflekse të mira për të bërë diçka të rëndësishme. Iniciativat tuaja janë të favorizuara nga një fat i mirë, ju do dini si të drejtoni dhe të organizatoni. Në dashuri, vullneti për të arritur një takim të rëndësishëm nuk mungon. Ndoshta ju jeni pak hezitues për t’u përfshirë emocionalisht.

Ujori

Ekziston një atmosferë e mirë në shoqeri dhe dhë në dashuri. Ju jeni dëshmitar i një miqësie të konsiderueshme dhe të fortë. Kjo do jetë një ditë shumë dinamike dhe me plot nisma. Tema juaj kryesore dhe më rëndësishme për ju është dashuria dhe ndjenjat e bukura që ndjeni për partnerin.

Peshqit

Pas katër muaj sqarimesh armiqësore, planeti i dashurisë, bukurisë, harmonisë dhe krijimtarisë, do jetë në favorin tuaj. Është periudha ideale për të formuar diçka që është fryt i krijimtarisë tuaj, për t’i dhënë një gjurmë të re historisë suaj të dashurisë ose situatave emocionale në përgjithësi, të cilat nuk lënë vend për imagjinatë.