Horoskopi 4 korrik 2020, ky është parashikimi i yjeve për ju

1 muaj më parë

Horoskopi 4 korrik 2020, ky është parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Yjet e fundjavës duken komplekse, aq sa t’ju ngatërrojnë dhe t’ju bëjnë të ndiheni të përulur. Çdo veprim duhet të kryhet pa impulsivitet të tepërt, pa bërë gjykime të nxituara për të shmangur problemet e papritura, veçanërisht në sektorin e biznesit.

Demi

Ndikimi hënor rrit ndjeshmërinë tuaj dhe hapjen e zemrës këtë fundjavë. Është bukur të jesh në gjendje të mbështetesh tek të tjerët: Lejo që të ndihmohesh çdo herë!

Binjakët

Transformime të dukshme tashmë janë duke u zhvilluar, por mbase nuk i keni vënë re. Kohët e fundit keni përmirësuar zakonet tuaja të jetesës dhe kjo është një gjë e mirë. Mirëqenia psiko-fizike duhet të rregullohet. Merrni një ditë pushim. Sot, një çështje në lidhje me trashëgiminë ose një mosmarrëveshje me ish-bashkëshortin mund të mbyllet përfundimisht.

Gaforrja

Duket sikur pozitiviteti nuk do jetë një nga armët tuaja kryesore ditën e sotme. Do ndiheni të hutuar dhe do pësoni ulje-ngritje. Qëndroni larg njerëzve me një personalitet të shtirur dhe atyre që dëshirojnë të imponojnë mënyrën se si do jetoni. Vëmendje maksimale në aktivitete sportive dhe intelektuale.

Luani

Ndikimet hënore të fundjavës ju këshillojnë të mendoni për mirëqenien personale. Ju duhet të ndiheni mirë, me energjinë e duhur për të bërë atë që ju pëlqen, për të kryer trajtimet që ju nevojiten. Në punë, inteligjenca juaj mund të kuptojë shumë gjëra, përtej fjalimeve dhe paraqitjeve.

Virgjëresha

Ju mund të identifikoni dhe shprehni nevojat tuaja dhe të përshtateni qetësisht në të gjitha situatat që shfaqen. Sot do keni një imagjinatë të shkëlqyer që do ju ndihmojë në çdo sektor të jetës edhe në marrëdhënie me partnerin tuaj.

Peshorja

Është e mundur që situata të caktuara nga e kaluara familjare mund të kthehen në sipërfaqe. Nëse pushtheni nga kujtimet, përpiquni të mos vijnë në mendjen tuaj spekulime negative. Filloni të mendoni sa më shumë për të tashmen edhe nëse situatat kërkojnë një sakrificë tepër, mos u dorëzoni.

Akrepi

Do jeni në shënjestër të një vrazhdësie astrale, por gjithmonë keni letra të mira për të luajtur madje edhe në vështirësi, ju dini të mbani një nivel të mirë mirëkuptimi me njerëzit që jetojnë pranë jush çdo ditë. Një çështje zgjidhet me një të afërm apo fqinj. Jetoni pa ankth ose shqetësim sepse jeni në gjendje të shihni anën pozitive të çdo situate, të zgjeroni rrethin e njohurive dhe të bëni miq të rinj.

Shigjetari

Nëse jeni në punë, këmbëngulni për idetë tuaja, edhe nëse deri më tani nuk keni marrë rezultatet e dëshiruara. Disa kënaqësi do të vijnë kur ju e prisni më pak. Yjet mbështesin mirë imazhin tuaj publik dhe marrëdhënien. Nëse jeni një nga ata që janë me pushime, ka një surprizë për ju. Për sot, evitoni të bëni biznes të paqartë.

Bricjapi

Sot mos planifikoni programe të lodhshme sepse do ju duhet të punoni dy herë më shumë për ta realizuar atë që keni qëllim. Dita e nesërme do jetë më e përshtatshme për të vepruar. Sa më pak të flasësh ndonjëherë është më mirë duke patur parasysh tendencën e teprimit dhe mungesës së masës.

Ujori

Do vijnë mundësi të mira për ata që duan të zgjerojnë rrethin e bashkëpunimeve ose të kërkojnë aleanca të reja në punë. Kujdes nga kolegët ziliqarë, mos fol për planet tuaja. Do keni të ardhura të mira nga puna dhe energjinë e duhur.

Peshqit

Nëse nuk pajtoheni prej kohësh me një mik apo partner si dot do jetë dita e duhur sepse karakterizohet nga një klimë e mbushur me mirëkuptim. Do zgjidhni keqkuptime dhe do rizbuloni kënaqësi të harruara.Nëse keni vendosur ta kaloni ditën në shoqërinë e miqve të vjetër, do të ndiheni mjaft të dëshiruar nga të tjerët.