Horoskopi 27 tetor 2020, ky është parashikimi i yjeve për ju

1 muaj më parë

Horoskopi 27 tetor 2020, ky është parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Kërkoni prezencën e njerëzve të cilët ju bëjnë të ndiheni mirë emocionalisht. Nëse doni të kaloni bukur dhe larg zhurmës së përditshmërisë tuaj, atëhere mjafton të telefononi miqtë tuaj dhe do të kaloni një ditë ndryshe nga të tjerat. Diçka po ju trazon në mendje, ju do të duhet të matni durimin dhe veten tuaj në ditët në vijim me situata të lodhshme. Në marrëdhënien me partnerin tuaj tërheqja do të jetë intesive.

Demi

Me ndihmën e Venusit dhe Hënës ju sot do të jeni më joshës se kurrë. Sot do të jeni në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore. Ndiheni të pasionuar dhe të guximshëm si një adoleshent në një stuhi hormonale. Dita e sotme do të jetë mjaft gjallëruese për marrëdhënien me partnerin, më në fund pasi kohët e fundit ai kishte humbur smaltin e ditëve të para. Në punë ambicia dhe dëshira për rezultate prestigjioze rritet.

Binjakët

Disa mbështetje nga yjet  nuk do t’ju mungojnë sot. Nëse duhet të filloni përsëri punën tuaj, të përballeni me sfida të reja dhe të hapni rrugë alternative, kjo është dita e duhur për t’u përfshirë. Ju mund të mësoni, thelloni, konceptoni dhe dizajnoni, të tregoni talent dhe krijimtari dhe do ja dilni mbanë me sukses! Disa qortime të hapura do vijnë nga partneri, mos u mërzitnipasi çdo gjë do kalojë.

Gaforrja

Një ditë inkurajuese në punë! Nëse duhet të merrni vendime komplekse, në çdo fushë, mos e humbni rastin. Intuita juaj do të jetë si një radar i aftë të zbulojë se ku do të fryjë era! Dashuria do të jetë primare për ju dhe nuk do të lejoni të ndodhë asgjë që mërzit partneren tuaj. Beqarët duhet të tregojnë kujdes sepse një histori nga e kaluara do të rikthehet  dhe do t’ju tundojë të bashkoheni përsëri, tregohuni të zgjuar dhe mos lejoni të ndodhin të njëjtat gjëra si në të kaluarën.

Luani

Sa i  përket problemeve tuaja në punë të cilat prej ditësh kanë filluar dhe deri tani nuk kanë marrë një zgjidhje, mos u shqetësoni planetët do t’ju japin zgjidhjen më efikase. Një projekt i cili është shumë i rëndësishëm për ju do të marrë një rrjedhë tjetër. Dashuria dhe shëndeti kërkojnë më shumë kohë dhe vëmendje nga ana juaj.  Disa konflikte në familje do t’ju  lodhin dhe do të kërkoni të largoheni për pak kohë.

Virgjëresha

Hëna është kundër jush, por ju jeni shok shumë të mirë të Jupiterit dhe Plutonit të cilët do të jenë ata që do të drejtojnë lojën sot duke mbledhur njerëzit e dukur dhe duke larguar ata të gabuarit. Sa kënaqësi të dëgjosh përsëri për ata njerëz të cilët i ke takuar në të kaluarën tënde dhe kur mendonit që i keni humbur i gjeni përsëri dhe krijoni kontakte. Në frontin profesional, është e mundur të gjesh një rrugëdalje dhe një marrëveshje të çmuar. Përmbush një kërkesë të partnerit dhe ai do ja u shpërblejë në 1000 mënyra.

Peshorja

Hëna që kalon përmes fushës tuaj të gjashtë do t’ju favorizojë shumë në punë. Gjatë gjithë ditës së sotme ju do të flisni për punën dhe vetëm për punën. Disa miq që do të lini pas dore do ju mërziten dhe me të drejtë. Nëse punoni për të tjerët disa konflikte do të lindin me pronarin tuaj, e vetmja gjë që ju mbetet të bëni është ti tregoni që ju keni te drejtë.  Nëse hani ose pini jashtë shtëpisë, kujdesuni për higjienën e vendeve që frekuentoni.

Akrepi

Nëse gjatë gjithë jetës tuaj i keni lënë gjërat për në momentin e fundit, dita e sotme do  ju japë një mësim të mirë. Venusi do të ëprpiqet t’ju ndryshojë mendjen për një vendim që keni marrë  për të ardhmen tuaj, mos e dëgjoni dhe vazhdoni rrugën që keni nisur. Në frontin e punës, lini mënjanë dyshimet dhe pastroni projektet tuaja dita mund të ofrojë mundësi interesante për të rifilluar biznesin tuaj.

SHigjetari

Në familje dhe çështjet tuaja financiare do të krijohet një rrëmujë e madhe e cila do t’ju lodhë. Kontrolloni emocionet dhe impulsivitetin tuaj! Një problem i pazgjidhur mund të kthehet në vëmendjen tuaj. Disa re të ngarkuara me negativitet do të kërcënojnë marrëdhënien tuaj. Mos u tregoni kokëfortë në dëshirën për të fituar vlerësimin e një personi sipërfaqësor, kush nuk ju vlerëson nuk ju meriton!

Bricjapi

Një sens më i madh praktik do të jetë i duhuri për të luftuar çdo vështirësi në punë. Mos u merrni me rutinën, e cila u heq energjinë ndjenjave por, mbani marrëdhënien gjallë me demonstrime të përditshme të dashurisë.

Ujori

Do të vendoseni në një situatë të luhatshme, prandaj menjëherë duhet të jeni vigjilent dhe të tregoheni të shpejtë për të parandaluar nëj çekuilibër në buxhetin tuaj. Edhe në marrëdhënien me partnerin tuaj duhet të tregoheni tepër të kujdesshëm, e dashura juaj ka nevojë për ngrohtësi dhe jo xhelozitë tuaja të tepëruara.

Peshqit

Një ditë me fat ju pret. Me grindje dhe vendosmëri ju do të jeni në gjendje të pushtoni pozicione shpërblyese, të jeni në gjendje të vlerësoni veten për atë që dini të bëni. Pranoni ftesën për një ngjarje shoqërore ku mund të tregoni pjesën tuaj më të mirë./oranews