Horoskopi 22 nëntor 2019, ky është parashikimi i yjeve për ju

3 javë më parë

Horoskopi 22 nëntor 2019, ky është parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Roli juaj i fundit si paqeruajtës nuk është i përhershëm, kështu që ju mund ta fikni aktin e diplomacisë sot. Nëse dikush thotë diçka të diskutueshme në një grup, mos u përpiqni ta shtypni atë ose ta qetësoni. Lëreni këtë person të përjetojë pasojat e deklaratës së tij dhe mos u përpiqni t’i mbroni ata. Ndoshta është koha që ata të kuptojnë që jo çdo gjë që thonë janë diçka që njerëzit duan të dëgjojnë.

Demi

Të bredhurat tuaja sot do marrin fund. Sot do përqëndroheni në qëndrimin pranë familjes në shtëpi. Në fund të fundit pse duhet të dëshironi të gjeni argëtimin duke bredhur ndërkohë që ajo çfarë ju nevojitet e keni në shtëpi?

Shikoni televizor ose lexoni ndonjë libër dhe do ndiheni më komod se asnjëherë.

Binjakët

Forca jote do shfaqet sot kur dikush po përpiqet të heqë diçka nga ju. Pavarësisht nëse është diçka aq e parëndësishme sa një vend për tu ulur, ose aq jetik sa një mik i dashur, do të dëshironi të luftoni për atë që dëshironi – dhe për atë që ju mendoni. Energjia juaj e egër është e jashtëzakonshme, por duhet të siguroheni që reagimi juaj të jetë i përshtatshëm për situatën.

Gaforrja

Nëse dëshironi të arrini diçka sot, do të duhet ta bëni vetë. Nuk është se njerëzit përreth jush nuk do të duan të të ndihmojnë apo se janë të aftë. Por ju duhet të jeni të përfshirë në këtë proçes që ta përmbushni ashtu siç duhet atë që dëshironi. Vetëm në këtë mënyrë do merrni vlerësimet e duhura.

Luani

Përpiquni të bëni mirë sot dhe njerëzit do të ta shpërblejnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju mund të zgjidhni të bëheni modest për të gjitha arritjet tuaja të fundit, ose të silleni si një yll roku gjithë ditën. Për shembull sido që të jeni sjellë me bashkëshorten tuaj ju thellë brenda vetes suaj do besoni se meritoni çdo sekondë të saj.

Virgjëresha

Vetëm se takimi i fundit i familjes në të cilën shkuat nuk ishte mjaft argëtues, por nuk do të thotë që të tjerat nuk do jenë të këndshme. Bëni përpjekje për të kaluar kohë më të afërmit tuaj sa më shpejt të jetë e mundur sepse mund të ndodhin situata të pakëndshme.

Rrethi juaj shoqëror mund të ndjehet më shumë si familja juaj tani, por kjo nuk do të thotë që ju ende nuk keni përgjegjësi ndaj njerëzve me të cilët keni lidhje.

Peshorja

Gjërat e vogla do të thonë shumë, kështu që përfitoni nga aftësia juaj për të vlerësuar gjërat më të vogla ditën e sot. Për shembull kur buzëqeshja e dikujt nuk është aq e ndritshme si zakonisht. Ju duhet t’i qëndroni pranë dhe t’i siguroni se jeni pranë tyre për çdo problem që kanë.

Një email i thjeshtë mund të lumturojë dikë, por një letër e shkruar me çmendurira mund të funksiononte më mirë. Ndonjëherë njerëzit thjeshtu duan të ndihen të rëndësishëm për dikë!

Akrepi

Sot do hyni në një bisedë shumë të thellë me një mikun tuaj. Shumë gjëra të vogla që mund të thuhen mund ta zgjerojnë bisedën tuaj dhe ta bëjnë atë mjaft frytëdhënëse. Gjithçka që duhet është të jeni sy e veshë në atë që thoni. Të dy me mikun tuaj do e shijoni në maksimum këtë bisëdë.

Shigjetari

Ju dhe një person tjetër që zakonisht e e kuptoni dhe e lexoni shumë mirë, nuk do përputheni sot. Do ju duket sikur po flisni me një person tjetër. Energjite tuaja për të kuptuar dikë sot janë thjesht ndryshe. Ose të dy duhet të kaloni pak kohë larg njëri-tjetrit, ose duhet të përpiqeni më shumë për të arritur një konkluzion të përbashkët. Duhet të dini se bërja e një përpjekje për t’i përgjigjur atij mund të shkaktojë sherr ose situata të pakëndshme.

Bricjapi

A ndjeheni sikur i keni borxh dikujt një falje apo shpjegim? Ju duhet të merreni me atë sot. Çështjet e tjera që keni pranë mund të presin. Tani, ju duhet të merreni me njerëzit në jetën tuaj dhe të siguroheni që ata të dinë kush jeni me të vërtetë. Nëse nuk i lini disa gjëra të pakëndshme prapa krahëve problemi juaj do shndërrohet në diçka më të madhe dhe të pakëndshme. Nëse i fshini nga kujtesa do jeni të lumtur që e keni bërë.

Ujori

Nëse dikush ju akuzon se jeni shumë emocionues, mos e merrni atë personalisht. Aftësia juaj për të qëndruar në kontakt me ndjenjat tuaja nuk është asgjë për t’u turpëruar nga zërat që ju kritikojnë.  Në të vërtetë këta njerëz do dëshironin që të ishin po aq të përqendruar dhe të vetëdijshëm si ju. Emocionet tuaja mund të jenë përfolur nga gojat e liga por gjithashtu ato ju kanë çuar gjithmonë të realizoni gjëra të vlefshme.

Kështu që ndihuni të lirë dhe lejoni që emocionet tuaja t’ju udhëheqin sot.

Peshqit

Të gjitha shenjat tregojnë për një fillim të ri fantastik për ju. Një udhëtim apo një ndryshim gjeografik mund të vijë së shpejti. Nëse keni planifikuar një udhëtim tashmë, prisni që ai të shkojë tepër mirë. Përgatituni për një luks të papritur. Me financat do jeni më mirë sesa kurrë pas një shpagimi që ju është bërë. Ftoji miqtë tuaj për darkë dhe sigurohuni që faturën ta paguani ju./oranews