Horoskopi 19 nëntor 2020, ky është parashikimi i yjeve për ju

2 javë më parë

Horoskopi 19 nëntor 2020, ky është parashikimi i yjeve për ju

Dashi
Jeta juaj në çift do jetë shumë e qetë gjatë kësaj dite. Do rivendosni bashkëpunimin dhe gëzimi do iu pushtojë. Do jetë një nga ditët që keni ëndërruar. Për beqarët do favorizohen dashuritë platonike, por jo ato reale. Prisni edhe pak për të bërë për vete atë që doni. Në planin financiar do keni probleme. Tregohuni të kujdesshëm.

Demi
Jeta juaj në çift do influencohet mjaft nga planetet sot. Ata do iu sjellin gëzim dhe emocione. Bëni vetëm kujdes që seksualiteti të mos dalë mbi ndjenjat. Beqarët nën influencën e Mërkurit do tregohen shumë kërkues dhe nuk do bien në dashuri. Me shpenzimet do tregoheni shumë të kujdesshëm. Kjo do e mbajë situatën në ekuilibër.

Binjakët
Gjërat do shkojnë mirë në planin sentimental për çiftet. Kujdes, nëse filloni të flisni për çdo gjë tjetër përveç dashurisë ai edhe mund të mërzitet. Tregohuni të matur! Beqarët do jenë në mëdyshje për të ruajtur lirinë apo për të përjetuar emocione të forta duke u lidhur me dikë. Me financat do keni fat dhe do jeni të mbrojtur.

Gaforrja
Ditë pozitive për jetën tuaj në çift. Edhe ata që kanë qenë larg njeri-tjetrit do të afrohen dhe do e shtojnë bashkëpunimin. Ka ardhur momenti të bëni edhe plane për të ardhmen. Beqarët nuk do jenë të vendosur për të kërkuar personin e duhur. Çdo gjë do jetë në dorën tuaj. Sektori i financave do jetë mjaft i qetë. Nuk do keni probleme.

Luani
Sektori i dashurisë do marrë bekimin e yjeve sot. Të gjitha konfliktet do të zgjidhen dhe ju do vendosni baza më të forta në lidhjen tuaj. Për beqarët ka mundësi që një shoqëri e vjetër të kthehet në diçka më tepër. Mos enderroni të pamundurën, por dhe mos e lini këtë mundesi t’iu ikë. Mos abuzoni me shpenzimet gjatë kësaj dite.

VIRGJERESHA

Ju do të jeni të lumtur për të bërë disa projekte, sot është dita e duhur për të bërë plane dhe për vendosjen e afateve konkrete rreth tyre. Ndoshta ju keni për të caktuar edhe një martesë. Disa beqarë do të duan të fillojnë një marrëdhënie të qëndrueshme, por duhet të gjejnë personin e duhur.

PESHORJA

Ju do të keni pak dëshirë që të keni njerëz përreth sot dhe ndaj do të përpiqeni të izoloheni. Duke e bërë këtë, ju nuk do ta përmirësoni situatën, përkundrazi, do të jeni nervozë. Duke ardhur tek zemrat e vetmuara, do të zhgënjehen nga takimet intriguese, në dukje interesante.

AKREPI

Nëse sapo keni dalë nga një zhgënjim, përpiqu të mos takoni të tjerë. Sqarojini situatat e paqarta nëse nuk doni të bini përsëri në rrjetin e merimangës. Beqarët do të duhet të jenë të kujdesshëm, dashuria ajo nuk shkon siç ata dëshirojnë.

SHIGJETARI

Nëse jeni në kërkim të një pune, me Jupiterin që ju ndihmon, bëni gjithçka mundni për të goditur në shenjë. Do t’ia dilni, padyshim! Jini më altruistë. Jepini prova të bujarisë suaj, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë për ju

BRICJAPI

Për ta pasur të qetë jetën në çift, është e udhës që t’u përshtateni kërkesave të ndryshme të partnerit dhe të jetës. Dorëzohuni përpara fakteve. Me Neptunin dashamirës, përkushtojuni një kauze të rëndësishme.

UJORI

Marsi dhe Venusi do të bëhen bashkë për të mundësuar që ta kaloni kohën në shoqëri të mirë. Do të merrni më të mirën e asaj që ju rrethon. Nëse duhet të dilni të flisni para njerëzve, do të jeni shumë të favorizuar nga një shprehi e qartë dhe e saktë.

PESHQIT

Për meritë të Neptunit në qiellin tuaj, do të dini si të dilni nga situatat e përditshmërisë falë një intuite të pagabueshme. Do t’ju propozojnë t’u përkushtoheni personave në nevojë apo të bëni bamirësi.