Horoskopi 15 tetor 2020, ky është parashikimi i yjeve për ju

1 muaj më parë

Horoskopi 15 tetor 2020, ky është parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Sot tregoni kujdes dhe mos i besoni të gjithë personave qe ju afrohen. Gjendja juaj e humorit do të jetë e lëkundur. Nga pikëpamja profesionale ju jeni të zellshëm dhe dëshironi që puna juaj të vlerësohet nga të gjithë. Venusi në Virgjëreshë, nga ana tjetër, ju fton të jeni më të vëmendshëm dhe të disponueshëm në raportet për çiftet. Ju nuk jeni koprac por mos i humbni paratë tuaja në gjëra të padobishme, përpiquni t’i investoni mirë.

Demi

Afërdita në Virgjëreshë do të jetë pozitive dhe do ju shtyjë dreut marrëzive të ëmbla për dashurinë. Momente lumturie dhe paqeje do të kaloni në krahët e partnerit tuaj. Në punë jo gjithçka do të jetë e lehtë për ata që duhet të punojnë në bashkëpunim me të tjerët. Në disa raste harmonia mund të mungojë dhe disa prej jush mund të jenë paksa të shpërqendruar.

Binjakët

Të paktën për sa i përket punës, dita fillon vërtet mirë për shenjën e Binjakëve. Në emër të frymës së iniciativës, shkathtësisë dhe ideve fituese që keni ju do të dalloheni nga të tjerë. Siç është dhe shprehja “fillimi i mirë gjysma e punës” gjithçka që keni nisur do të përfundojë me sukses. Së shpejti do të keni lajme edhe në frontin e dashurisë dhe do të jeni tepër të kënaqur.

Gaforrja

Hëna ju ofron mbështetje dhe Mërkuri ditën e sotme ju vëzhgon me kujdes. Gjendja shpirtërore do të luhatet dhe diçka nuk do të shkojë ashtu si duhet. Nëse keni një aktivitet të pavarur çdo gjë do të shkojë shumë mirë. Sa i përket dashurisë ata që janë në çift do të kenë disa debate të vogla, ku ju duhet të qetësoheni dhe të mendoni me mendje të kthjellët. Ata që janë beqarë në mbrëmje i pret një takim romantik me një person të cilin prej kohësh e dëshironi.

Luani

Me mundësitë që do të gjeni vetë ju do të jepni më të mirën tuaj. Do të vlerësoheni për zgjuarësinë e biznesit tuaj dhe për inteligjencën tuaj (strategjike). Ju do të jeni në gjendje të gjeni zgjidhjet më të mira për problemet më të vështira. Në vendin e punës, ju do të përvetësoni teknika të reja që do të stimulojnë kuriozitetin e atyre përreth jush. Bëni partnerin tuaj të lumtur duke pranuar programin e tyre të mbrëmjes.

Virgjëresha

Ju dëshironi të merrni kontrollin e situatës, cilado qoftë ajo, dhe ta menaxhoni atë në mënyrën tuaj pa shikuar askënd në fytyrë. Do të jetë shumë e lehtë për ta arritur këtë falë qiellit mbi ju! Ka zgjedhje që duhen bërë si në fushën financiare ashtu edhe në atë të dashurisë, duke u mbështetur në intuitën, por edhe në arsyen e shëndoshë. Në darkë do të merrni një ftesë të cilën nuk duhet ta refuzoni.

Peshorja

Miremengjes! Një lajm i bukur do t’ju lejojë të merrni disa kohë pushim dhe ta shfrytëzoni këtë kohë me miqtë tuaj. Nëse jeni mjaft kurioz dita do t’ju japë situata të cilat do të nxisin më shumë kuriozitetin tuaj. Fati do të ndihmojë shumë prej jush në lojë dhe në çështjet e parave. Ju do të keni mbështetjen e njerëzve që ju besoni.

Akrepi

Edhe nëse Hëna kalon në shenjën që i paraprin tuajës, mos e humbni besimin në mundësitë tuaja. Largimi mbase është i heshtur, por gjatë rrugës ke shumë mundësi për të treguar veten në punë, kështu që mblidhi mëngët dhe bëje biznesin tuaj të lulëzojë. Sharmi dhe tërheqja seksuale ofrojnë mundësi të mrekullueshme për beqarët dhe më të rinjtë.

Shigjetari

Kjo periudhë është vërtet e mirë për ta kaluar me miqtë tuaj. Sektori profesional është premtues, ju do të punoni me entuziazëm dhe do të keni qëllime shumë të qarta për të arritur. Nëse keni një biznes , merrni parasysh reklamimin e produkteve dhe shërbimeve tuaja. Harmonia dhe dialogu i shkëlqyeshëm me personin që doni.

Bricjapi

Nëse nuk keni asnjë alternativë, futuni nën strehë dhe prisni që të kalojë stuhia. Hëna në mes të qiellit, do të jetë kundër jush. Frika nga përfshirja, mbase e marrjes së një vendimi të rëndësishëm, ju mban anash! Si çift, dielli nuk mund të shkëlqejë gjithmonë. Sot do të përballeni me tensione, por mos u jepni atyre peshë.

Ujori

Ditë e vështirë. Nuk do ta keni të lehtë të përballeni me kundërshtimin e Diellit, i cili së bashku me Neptunin dhe Jupiterin armiqësor do të shkaktojnë shumë vështirësi. Kjo e enjte fillon me një ndjenjë të konfuzionit dhe pavendosmërisë që do të krijojë probleme në punë. Vështirë të jeni efikas dhe të përqendruar, bëni mirë t’i shtyni angazhimet tuaja.

Peshqit

Horoskopi parashikon për këtë të enjte një ditë të bukur plot harmoni, ku me Diellin favorizues do keni mundësi për të zgjidhur disa probleme financiare. Në fakt, në momentin e shpenzimeve dhe blerjeve duhet të tregoheni pak të kujdesshëm, megjithatë asgjë nuk paraqitet delikate. Për të dashuruarit momente relaksi dhe romantike parashikohet të kaloni me partnerin./oranews