‘Home’, pranohet në konkurrencën zyrtare të ‘Silk Road Film Festival’

3 vite më parë

‘Home’, pranohet në konkurrencën zyrtare të ‘Silk Road Film Festival’

‘Silk Road Film Festival’, do të mbahet nga data 8 deri më 12 mars, në Dublin të Irlandës, shkruan KultPlus.

Filmi i metrazhit të shkurtër ‘Home’ i regjisores More Raça dhe me producent Sunaj Raça, premiera botërore e të cilit u dha në edicionin e 24-të festivalit të madh ‘Raindance Film Festival’, po vazhdon të bëhet pjesë e festivaleve të ndryshme të filmit në botë.

Filmi ‘Home’, kësaj radhe është zgjedhur në konkurrencën zyrtare në festivalin ‘Silk Road Film Festival’, i cili mbahet në Dublin të Irlandës.

Për një gjë të tillë ka njoftuar për KultPlus, producenti i filmit, Sunaj Raça. “Festivali është shumë i njohur, në këtë festival konkurrojnë edhe filmat si ‘Mustang’, që është kandidat për çmimin Oscar të vitit 2016”, ka thënë Raça për KultPlus. Ai gjithashtu ka treguar se në festival do të jetë prezent edhe regjisori i njohur botërorë Bela Tar.

Festivali do të mbahet nga data 8 deri më 12 mars.

Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimie në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore. Në këtë film luajnë: XhejlaneTërbunja, SunajRaça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, MirsadFerati, DonRaça, Gani Morina. ‘Home’, është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. silkroadfilmfestival.com/home-short/