Homazhe për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

4 vite më parë

Homazhe për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin

Familjarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë sot homazhe tek varrezat e të rënëve më 10 shkurt 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Homazhe janë bërë edhe në vendin e rënies në sheshin “Nëna Terezë”, ku për nder të tyre është ngritur një pllakë përkujtimore, transmeton Telegrafi.

Me këtë rast, Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se qytetarët dolën pikërisht në këtë shesh ku u përballën dy palë, njëra që mbronte idealin e kombit për liri të plotë, kurse pala tjetër ishte makineria e pushtetit që shtypi me gjak, dhunë dhe brutalitet të paparë.

Konjufca tha se Vetëvendosje asnjëherë nuk do të ndalet së kërkuari të drejtën për vetëvendosje.