HISTORIKE: Kosova shënon fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror

2 muaj më parë

HISTORIKE: Kosova shënon fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka shkruar historinë, pasi e ka realizuar fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kanë arritur të triumfojnë në udhëtim te Gjeorgjia me rezultat minimal 1-0, në sfidën e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit B.

Në takimin e zhvilluar në ‘Batumi Stadium’ golin e tri pikëve të para për kosovarët e realizoi mbrojtësi gjeorgjian, Davit Khocholava, i cili shënoi gabimisht në portën e tij në minutën e 18’ të ndeshjes.

Të përzgjedhurit e Bernard Challandes arritën ta ruanin rezultati, por shpërdoruan edhe tri raste të mira për gol, ku Lirim Kastrati dy herë dhe Zymer Bytyqi një herë dështuan të shënonin përballë portierit kundërshtar.

Pas kësaj fitoreje, Kosova ka kaluar në vendin e tretë me 3 pikë, kurse Gjeorgjia mbetet e fundit me 0 sosh.

Ndeshjen e radhës ‘Dardanët’ e luajnë të dielën ndaj Greqisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/