Hiqet taksa për hyrje me vetura në QKUK

2 muaj më parë

Hiqet taksa për hyrje me vetura në QKUK

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka vendosur të heqë tarifën për hyrje me vetura në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Në një vendim që SHSKUK-ja e ka bërë publik, thuhet se do të lejohen të gjitha automjejtet e pacientëve dhe përcjellësve të pacientëve, pa pasur nevojë të bëjnë pagesa.

“Vendimin e ka marrë ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, duke u bazuar në situatën e krijuar në vend për shkak të Pandemisë së Covid-19, me qëllim të parandalimit dhe shmangies së kontaktit nëpër laura”, thuhet në njoftim.

Sipas të njëjtit vendim, personeli i caktuar për punë në këto pika, do të bartet sipas nevojës për kryerjen e punëve tjera.