Heynckes: Duhet të përmirësohemi

2 vite më parë

Heynckes: Duhet të përmirësohemi

Bayerni Munichu fitoi minimalisht 1:2 në udhëtim te Sevilla në ndeshje e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes thotë se skuadra e tij duhet të përmirësohet ende nëse dëshiron të triumfojë në këtë kompeticion, transmeton zeri.info

Gjigandi gjerman po vuante në pjesën e parë pas golit të disavantazhi nga Pablo Sarabia në minutën e 32-të, po arritën që të riktheheshin në rezultat falë një autogoli të Jesus Navasit dhe realizimit të Thiago Alcantaras.

“Ne e humbëm shpesh topin dhe nuk kishim strukturë në mesfushë, gjë që e lejoi Sevillan që të krijonte raste”, deklaroi Heynckes.

“Ne u përmirësuar në pjesën e dytë dhe në fund e merituam fitoren”, shtoi gjermani. “Por, nëse duam ta fitojmë Ligën e Kampionëve duhet të përmirësohemi”, u shpreh ai./Zëri