Heronjtë e heshtur të pandemisë

2 muaj më parë

Heronjtë e heshtur të pandemisë

Një mëngjes qershori, Deep Chand vërejti një familjar të dëshpëruar të një pacienti me Covid-19 duke qëndruar jashtë repartit të koronavirusit, në një spital të kryeqytetit indian, Delhi. Ky burrë po mundohej dëshpërimisht të fliste me ndonjë mjek apo infermier në mënyrë që ta kuptonte se si është gjendja e të afërmit të tij, i cili ishte pacient në atë repart.

Por ishte një ditë e tmerrshme për mjekët – disa pacientë kishin vdekur, disa të tjerë ishin në gjendje kritike dhe pacientë të rinj po shtoheshin. Kështu që Deep Chand, i cili punonte si ndihmës në repart, iu afrua burrit dhe e pyeti nëse mund t’i ndihmonte diçka.

Ai burrë isha unë dhe po mundohesha të merrja vesh se si ishte kunati im. Ishin bërë tri ditë qëkur ishte futur në ventilator. Mjekët zakonisht na thërrisnin çdo ditë e na mbanin të informuar, por atë ditë dukej se askush nuk kishte kohë për të bërë diçka të tillë. Kur Deep Chand erdhi tek unë, unë keqkuptova se ai ishte mjek, pasi ishte i veshur në kostumin personal mbrojtës (PPE) dhe e bombardova me një mal pyetjesh.

“Unë jam vetëm ndihmës dhe nuk mund t’iu përgjigjem pyetjeve tuaja”, tha ai. Duhej të kisha tingëlluar i dëshpëruar e madje edhe i pasjellshëm, por ai u përgjigj butë, e pa nervozë./KOHA