Hendboll, derbi nuk jep fitues

1 javë më parë

Hendboll, derbi nuk jep fitues

Nuk ka dhënë fitues derbi i xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të shtunën mbrëma në palestrën e Vushtrrisë u takuan Vushtrria e Trepça, ndërsa ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë, 29:29.

Në fakt, Vushtrria ishte duke udhëhequr deri në minutën e 55-të, por mitrovicasit ishin më të fokusuar në fazën finale të ndeshjes dhe fituan një pikë, shkruan Koha Ditore. Trepça renditet e treta me 16 pikë, kurse Vushtrria e pesta me 11 pikë.

Kampionia aktuale, Besa Famgas, fitoi bindshëm ndaj Vëllaznimit (53:27), njëjtë si Prishtina ndaj Prizrenit (51:25). Të dielën Llapi e mposhti Drenicën me rezultat 37:36. Edhe kjo ndeshje kishte fund dramatik. Të hënën është ndeshja në mes të Kastriotit e Dritës.

Te femrat u luajt java e fundit e stinorit vjeshtor (9). Derbin e xhiros në mes të Ferizajt dhe Prishtinës e fitoi Prishtina me shifrat 30:27. Kështu, kampion vjeshtor u shpall Istogu që të shtunën fitoi 30:21 ndaj Dritës. Istogu e Ferizaj kanë pikë të barabarta.