Helmim masiv nga alkooli i falsifikuar, 104 të vdekur

6 muaj më parë

Helmim masiv nga alkooli i falsifikuar, 104 të vdekur

Një total prej 104 personash kanë humbur jetën në Udar Pradesh dhe Uttarakh, në Indinë veriore, pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar, raportuan mediat lokale.

Më shumë se 50 vetë vdiqën në periferi të Saharanpur në Utah Pradesh dhe 18 të tjerë vdiqën në Kolegjin Mjekësor Meerut, sipas agjencisë së lajmeve IANS.

Në Haridwar dhe Utahahad janë raportuar 32 vdekje.

Sipas zyrtarëve indianë, të paktën 200 njerëz janë arrestuar deri më tani për helmimet masive nga falsifikimi  i alkoolit.

Ndërkohë më shumë se 10,000 litra  pije të dyshuara janë konfiskuar.

Qeveria e Utah Pradesh ka urdhëruar një hetim të gjerë në këtë rast./oranews