Hedhet shorti për Kupën e Kosovës

4 ditë më parë

Hedhet shorti për Kupën e Kosovës

Të premten në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për Kupën e Kosovës në basketboll, në të dyja konkurrencat.

Në konkurrencën e meshkujve janë katër grupe A, B, C dhe D me nga shtatë skuadra.

Në Grupin A janë: Rahoveci, Trepça, Lipjani, Vushtrria, AS Prishtina, Dukagjini dhe Fushë Kosova.

Grupin B janë: Bashkimi, Feronikeli, Vëllaznimi, Drita, Borea, United Basketball dhe Gjakova.

Grupin C janë: Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, New Basket, Kerasan Prishtina, AS Kastrioti, Mega Sport dhe Sfera.

Dhe në Grupin D janë: Peja, Ponte Prizreni, Istogu, Prishtina e Re, Kaçaniku, Golden Eagle Ylli B dhe Llapi.