Haziri viziton fëmijët e çerdhes për Halloween

3 vite më parë

Haziri viziton fëmijët e çerdhes për Halloween

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot çerdhen “Te Fjolla”, ku nga fëmijët e ngjyrosur për shënimin “Halloween”, ka dëgjuar poezi të ndryshme për shkollën, familjen, ëndrrat e tyre etj.

Ai gjithashtu ka thënë se fëmijët të cilët qëndrojnë në këto institucione meritojnë përkujdesjen maksimale nga stafi dhe edukatoret.

“Janë fëmijë të cilët kalojnë një pjesë të gjatë të ditës nëpër këto institucione. Të gjithë prindrit të cilët punojnë dhe kanë një orar të rregullt të punës, domosdoshmërisht detyrohen që fëmijët t’i dërgojnë nëpër çerdhe, sepse është e vetmja mundësi që të mbajnë punën e tyre dhe njëkohësisht fëmijët t’i kenë nën përkujdesjen profesionale. Këto institucione janë garantues të ecjes përpara në aspektin e edukimit, ambientimit me fëmijët e tjerë dhe mësimin bazik që do t’u ndihmojë me fillimin e shkollimit të rregullt që nga klasa e parë”, ka thënë Haziri./AktivPress