Haziri: Kemi marrëveshje në parti që mos të përmendet kush është kandidat për kryetar

4 muaj më parë

Haziri: Kemi marrëveshje në parti që mos të përmendet kush është kandidat për kryetar

Nënkryetari i LDK’së, e njëri nga pretendentët për të marrë postin në zgjedhjet e brendshme që po mbahen, Lutfi Haziri ka thënë në emisionin Frontal në T7 se janë dakorduar në parti që të mos flitet për emra të kandidatëve deri në Kuvendin Zgjedhor, shkruan Express.

I pyetur fillimisht se a do të kandidojë për kryetar të degës në Gjilan, ai tha se ende nuk ka marrë miratim nga dega se a do të kandidojë apo jo, derisa shtoi se nuk ka vullnet për të vazhduar si kryetar dege.

Haziri ndërsa i pyetur për zgjedhjet për të parin e partisë ka thënë se janë dakorduar që emrat e kandidatëve të bëhen publik në Kuvendin Zgjedhor.

“Në radhë të parë asni emër nuk është përmend në LDK as si kolegë në mes veti jemi marrë vesh që me u kandidu në kuvend, jo në TV po du me i qëndru lojal vendim të kryesisë”, tha Haziri, raporton Express.

Në fund, nënkryetari i LDK’së, po thotë që asnjë nga emrat e përmendur për kandidatë nuk i sheh si rivalë.

“Asnjë emër në LDK nuk i shoh rivalë, i shoh kolegë, me dikë jam mik. Për mu nuk ka konkurrente brenda LDK’së, ka veç vlera”, shtoi Haziri.