Hazard për përhapjen e koronavirusit: “Kam frikë”

7 ditë më parë

Hazard për përhapjen e koronavirusit: “Kam frikë”

Hazard si gjithë të tjerët, frikësohet me atë që po ndodh për shkak të koronavirusit

Që nga 12 marsiu, e gjithë skuadra e Real Madridit është në karantinë, pasi një basketbollist doli pozitiv me COVID-19.

Natyrisht, edhe Eden Hazard është në vet-izolim dhe ka folur për atë që po përjeton e gjithë bota, duke kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë.

“Nuk them se nuk mund të më kap edhe mua, por unë jam brenda shtëpisë, askush nuk po vjen, askënd s’po e shohim… jam pak i frikësuar, si të gjithë të tjerët”, u shpreh Hazard.

“Frika është edhe se virusi mund ta kalojmë te të tjerët, duhet të kujdesemi për njerëzit tanë. Brengosem për personat më të dobët, që kanë më shumë probleme”.

Hazard mund të përfitojë nga ndërprerja e kampionatit të La Ligës për shkak se ka qenë i dëmtuar dhe ndoshta, nëse do të rinisë La Liga, do të jetë gati për të ndihmuar Realin që të fitojë titullin, aktualisht me 2 pikë prapa Barcelonës.

Sezoni i parë i Hazardit në Madrid ka qenë dështim total, vetëm 15 paraqitje dhe një gol, por ka premtuar se në vitin e dytë do të shohin të gjithë një tjetër Hazard, nëse e lënë rehat lëndimet e shpeshta.

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë në Europë më i prekuri nga COVID-19.

Deri më tani, AS raporton se janë regjistruar mbi 56 mijë persona të infektuar me koronavirus, prej tyre kanë vdekur 4.089 njerëz. /Express/