Haxhiu e thotë hapur: Nuk mund të kemi koalicion për aq kohë sa kemi barrikadime

8 muaj më parë

Haxhiu e thotë hapur: Nuk mund të kemi koalicion për aq kohë sa kemi barrikadime

Albulena Haxhiu, anëtare e kryesisë së VV-së, pas mbledhjes së kësaj partie ka thënë se kjo ishte një mbledhje e gjatë e Vetëvendosjes, ishte njëra nga mbledhjet e rregullta të partisë, në të cilën Albin Kurti i njoftoi anëtarët për ecurinë e takimeve me LDK-në.

Ajo po ashtu tha se diskutuan edhe shumë çështje organizative pasi gjendemi në fund të viti 2019, duke e theksuar se ende nuk ka ndonjë gjë përfundimtare sa i përket koalicionit me LDK-në.

“Ju e dini se sot e kemi takimin në ora 16:00 me LDK-në në Kuvendin e Kosovës. Ne po bëjmë përpjekje për të arritur një koalicion. Nuk mund të themi se kjo do të ndodh, për faktin se në anën tjetër kemi barrikadime. Unë mendoj se për aq kohë sa kemi barrikadime nuk mund të kemi koalicion”.

“Siç e kemi shprehur vazhdimisht ne do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtat veprime, nuk mund të them se kemi garancë për koalicion, kështu them pasi sot lexova disa deklarata që sot do të arrihet një koalicion mes dy partive. Unë besoj nuk është në rregull që para qytetarëve të krijojmë shpresa se duhet të bëhet koalicioni, megjithatë ajo çka i garantojmë ne qytetarët e Kosovës se do të punojmë maksimalisht”.

“Ne do të angazhohemi maksimalisht dhe bëjmë ftesë që të heqin dorë nga barrikadimet”, deklaroi Haxhiu.