Haxhiu: Deputetët janë kërcënuar nga Mustafa, Thaçi dhe Veseli
4 vite më parëHaxhiu: Deputetët janë kërcënuar nga Mustafa, Thaçi dhe Veseli
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se që nga gushti i vitit 2015, kur edhe u nënshkrua marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi, deputetët e Kuvendit të Kosovës janë kërcënuar.
Haxhiu ka thënë se këto kërcënime shpesh herë kanë qenë publike edhe nga Mustafa, Thaçi dhe Veseli dhe se sipas saj askush nuk i dënoi, madje as ambasadorët.
“Unë e di që deputetët e Kuvendit, që nga gushti i vitit 2015 (koha kur është nënshkruar marrëveshja) janë kërcënuar për të votuar demarkacionin dhe jo për të mos e votuar atë!
Madje kërcënimet kanë ardhur direkt nga Mustafa, Thaçi dhe Veseli! Këto kërcënime kanë qenë shpesh edhe publike!
Pse askush nuk i dënoi këto? Askush, as ambasadoret!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Aktivpress