“Hashtag” mbush 10 vjeç

3 vite më parë

“Hashtag” mbush 10 vjeç

Ka mbushur plot 10 vjeç një nga simbolet më të famshme të rrjeteve sociale, “hashtagu” i simbolizuar nga një simbol thurjeje.

Lindi thuajse rastësisht, ndërsa sot është një nga simbolet më të njohura në botë.

I pari që e përdori, të enjten e 23 gushtit 2007, ishte avokati i San Franciscos, ish-punonjësi i “Uber”-it dhe “Google”, Kris Messina, që donte ta përdorte për të organizuar grupet në “Twitter”.

Dy vite pas idesë së tij, “Twitter” e adoptoi zyrtarisht dhe që atëherë është bërë thelbësor në shumë platforma si “Facebook”, “Instagram”, “Google +”, etj..

Në vitin 2014, edhe fjalori anglisht i Oksfordit e shtoi “hashtagun” në botimin e tij, me këtë përcaktim: Një fjalë apo një frazë që paraprihet nga një shenjë thurjeje e përdorur në faqet e internetit dhe në aplikacionet e medieve sociale, veçanërisht në “Twitter”, për të identifikuar mesazhet mbi një argument specifik.

Tashmë, çdo ditë në botë ndahen rreth 125 milionë “hashtagë” në “Twitter”, njofton tch.

Për të festuar ditëlindjen e 10 të “hashtagut”, “Twitter” ka krijuar edhe një për temën “hashtag 10”, që aktivizon një “e-moji” të personalizuar.