Hashim Thaçi takohet me kongresistin Eliot Engel

1 muaj më parë

Hashim Thaçi takohet me kongresistin Eliot Engel

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar me kongresistin amerikan Eliot Engel.

Për këtë të fundit presidenti tha se është një prej politikanëve amerikanë, që me dekada të tëra e ka përkrahur çlirimin, pavarësinë dhe funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

“Edhe tani si Kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme pandalshëm po jep kontribut tejet të çmuar për ndërkombëtarizimin dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës gjithandej botës. Sa herë që takohem me kongresistin Engel, së bashku e kujtojmë të kaluarën dhe flasim për të ardhmen. Dhe, me SHBA-në si partner strategjik, nuk ka pengesë që mund ta ndalë rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt integrimit euroatlantik” ka shkruar ai.

Takimi u zhvillua në SHBA, ku Thaçi po qëndron për vizitë tash e disa ditë.

AKTIV PRESS