Haradinaj u duartroket Trumpit e Grenellit, kërkon finalen e madhe Kosovë-Serbi

5 ditë më parë

Haradinaj u duartroket Trumpit e Grenellit, kërkon finalen e madhe Kosovë-Serbi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat në Munih.

Në një shkrim në Twitter, Haradinaj ka thënë se e duartroket këtë marrëveshje.

Ai shton se tani është koha për finalen e madhe në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“E duartrokas vizionin dhe lidershipin e Richard Grenell dhe presidentit amerikan për udhëheqje dhe lehtësim efektiv të normalizimit dhe funksionimit të hekurudhave dhe autostradave që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Tani është e nevojshme finalja e madhe, njohja reciproke si ka potencuar presidenti amerikan në dy letrat e vitit të kaluar”, ka shkruar Haradinaj.

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet.

Kjo është bërë nën prezencën e ambsadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.

Në ceremoninë e nënshkrimit ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq.