Haradinaj tregon përballjen me Millosheviqin në Hagë: Herën e parë kur e pashë nuk e njoha

5 muaj më parë

Haradinaj tregon përballjen me Millosheviqin në Hagë: Herën e parë kur e pashë nuk e njoha

Dy herë në Hagë, dy herë i pafajshëm. Lideri i AAK-së, njëherit ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka rrëfyer përballjen me Sllobodan Millosheviqin në burg të Hagës.

Haradinaj ka treguar që në fillim nuk e ka njohur Millosheviqin.

“E kam parë disa herë, kemi qenë në kate të ndryshme, unë kam qenë në katin e tretë, ai në katin e parë për shkak të moshës dhe afërsisë me sallat e punës për avokatët, por zakonisht kur kemi pasur vizita apo takime me avokatë, kemi shfrytëzuar të njëjtat hapësira të përbashkëta”.

“Kemi folur dy tre herë. Herën e parë nuk e njoha, e kemi parë në televizor, kostum, aty e kishte lëshuar fort, kishte rënë për tokë, kishte tuta, një jelek si të peshkatarëve me shumë xhepa, mbi ato tutat dhe më foli në anglisht”.

“Një anglishte të lodhur. Më tha a je filani? Unë nuk e dita se me kë po flas dhe u ndala po e shihja, dhe tha, unë jam Millosheviqi, po ishte në distancë”, tha Haradinaj për një emision në “ABC”.