Haradinaj takon Albright: Jemi të nderuar që 20 vjetorin e çlirimit po e shënoni bashkë me ne

2 muaj më parë

Haradinaj takon Albright: Jemi të nderuar që 20 vjetorin e çlirimit po e shënoni bashkë me ne

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish Sekretaren e Shtetit të Amerikës, Madeleine Albright.

“Kosova kujton me pietet dhe ndjenjë të respektit, angazhimin e Sekretares së Shtetit Madeliene Albright, për t’i dhënë zë dhe rrugë, përpjekjeve tona për konsolidimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Jemi të nderuar që sot, po e shënoni bashkë me ne, 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. Që sot bashkë me ne, po nderoni sakrificën ndër breza, të popullit të Kosovës, për liri dhe pavarësi. Po nderojmë e kujtojmë dëshmorët e martirët e kësaj toke, sakrificën e secilit prej nesh”.

Ai ka theksuar se Albright do të mbetet në zemrat e shqiptarëve dhe në kujtesën historike.

“Faleminderit Sekretare Albright!”.