Haradinaj: S’jam dhe s’kam qenë subjekt i Speciales, luftëtari i UÇK-së është engjëlli i shqiptarëve

2 muaj më parë

Haradinaj: S’jam dhe s’kam qenë subjekt i Speciales, luftëtari i UÇK-së është engjëlli i shqiptarëve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se ai nuk është më subjekt i Gjykatës Speciale dhe se bashkëndjen me çlirimtarërt në Hagë.

“Unë jam ftuar në gjykatë si komandant i zonës së Dukagjinit dhe kam marrë pafajësinë. E kam kaluar dy herë Hagën dhe nuk kam frikë. Nuk jam më subjekt i Hagës”, tha ai në “Çim Peka Live”.

Ai gjithashtu ka thënë se ka kërkuar që të zbardhen vrasjet, veçanërisht ato të pasluftës, duke u shprehur se do të ndihej i lehtësuar po të ndodhte kjo.

“UÇK ka bërë një luftë të pastër dhe të denjë, ka luftuar përballë Millosheviçit. Për mua, luftëtari i UÇK-së është engjëlli i shqiptarëve. Ai është i shenjtë. Kërkoj nga shqiptarët që të respektohet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vlera sublime të lirisë”.

Haradinaj ka shtuar se UÇK-ja nuk ka pasur një përkatësi politike.