Haradinaj, për deputet apo për kryetar komune?

3 vite më parë

Haradinaj, për deputet apo për kryetar komune?

Partitë politike kanë kohë qe deri më 18 maj të dërgojnë listat me kandidatë për deputetë në Komisioni  Qendror të Zgjedhjeve.

Por, ato ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre për deputetë.

Daut Haradinaj nga AAK nuk ka treguar nëse do t’i hyjë sërish garës për deputetë.

I kontaktuar nga ‘Indeksonline’, Haradinaj ka thënë se është e parëndesishme nëse kandidon ai ose jo, duke shtuar se boshti opozitar i përbërë nga AAK dhe Nisma do t’i fitojë zgjedhjet e parakohshme.

“E rëndësishme është qe AAK dhe partneret e saj do t’i fitojnë zgjedhjet e 11 qershorit. Mbështetje kemi të parezervë nga të gjitha anët”, ka thënë Haradinaj.

Kosova, sipas tij, ka nevoje për ndryshime, e ndryshime ai thotë se do të ketë edhe në Deçan.

Vet Haradinaj ka deklaruar kohë më parë se do të jetë kandidat i AAK-së për kryetar të Deçanit në zgjedhjet qe do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor.

Ky proces elektoral u imponua pasi Kuvendi i dha mbështetje mocionit të iniciuar nga partia e Fatmir Limajt për rrëzimin e Qeverisë Mustafa.