Haradinaj nuk shqetësohet nga Klani i Millosheviqit

3 vite më parë

Haradinaj nuk shqetësohet nga Klani i Millosheviqit

Ish- kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj beson se shumë shpejt do t’i kthehet punës në vendin e tij.

Këtë paralajmërim e ka dhënë duke iu përgjigjur deklarimeve të ndryshme që bëhen për të nga qarqe të ndryshme në Serbi.

Përmes një statusi në Facebook, ai ka thënë se nuk shqetësohet nga Klani i Millosheviqit.

“I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.

Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!

Të vetmit që vazhdojnë të meren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!

Shpejt do t’i kthehem punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi!”, ka shkruar Haradinaj.

Gjykata franceze e ka shtyrë marrjen e vendimit për të, për 2 mars./AktivPress