Haradinaj: Nuk kam refuzuar ndonjë ftesë të Trump, manipulim i pastër

4 javë më parë

Haradinaj: Nuk kam refuzuar ndonjë ftesë të Trump, manipulim i pastër

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se lajmi që po qarkullon në media se ai ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump, është i rremë.

Ai këtë e quajti manipulim të pastër në kohë fushate parazgjedhore.

“Lajmi që po qarkullon nëpër disa portale se kinse kam refuzuar ftesën e Presidentit Amerikan, Donald Trump, është manipulim i pastër me të vërtetën, pikërisht në kohë fushate parazgjedhore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.