Haradinaj: Morëm mbështetjen amerikane për të tejkaluar gjendjen në të cilën ndodhet vendi

2 muaj më parë

Haradinaj: Morëm mbështetjen amerikane për të tejkaluar gjendjen në të cilën ndodhet vendi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bisedë online me ambsadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Phillip Kosnett.

Haradinaj dhe Kosnett kanë folur për gjendjen në të cilën po kalon Kosova. Ndërkaq, i pari i AAK-së tha se e ka marrë mbështetjen e plotë amerikane për të tejkaluar këtë situatë.

“ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb. Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë”.

Postimi i plotë:

Në takimin virtual me ambasadorin Philip S. Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow, diskutuam sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal.

ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb. Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë.
Ambasadorin e falënderoj për kujdesin e tij. Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme.