Haradinaj me zëvendësin e tij ndezën qirinj në përkujtim të 11 Shtatorit

3 vite më parë

Haradinaj me zëvendësin e tij ndezën qirinj në përkujtim të 11 Shtatorit

Kryeministri Ramush Haradinaj i shoqëruar nga zëvendësi i tij, Behgjet Pacolli, sonte në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet kanë ndezur qirinj në përkujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001, në Qendrën Botërore Tregtare në New York.

“Duke qenë thellësisht falënderues për atë çfarë Qeveria e ShBA-së dhe populli bujarë amerikan ka bërë për lirinë e Kosovës, pavarësinë dhe shtendërtimin, populli i Kosovës dhe Qeveria e tij, do të mbështesë gjithnjë dhe pa hezitim SHBA-në, në luftën kundër terrorizmit global dhe do të qëndrojë paluhatshëm përkrah popullit amerikan në ditë të vështira, por edhe në gëzime e festa”, ka thënë Haradinaj me këtë rast./AktivPress