Haradinaj kërkon nga Gjermania dhe BE-ja veprim strategjik për liberalizimin e vizave

1 muaj më parë

Haradinaj kërkon nga Gjermania dhe BE-ja veprim strategjik për liberalizimin e vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë,.Meliza Haradinaj-Stublla, me ftesë të ministrit Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë,.Heiko Maas, ka marrë pjesë në panelin ministror të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor me temë “Të Rinjtë, Migrimi dhe Sfidat Demografike në Ballkanin Perëndimor”, të moderuar nga ministrit gjerman për Evropë, Michael Roth.

Haradinaj-Stublla kishte thënë se Ballkani Perëndimor së pari duhet të mirënjoh realitetin brenda vetes dhe më pas të kërkojë integrim të mëtejmë në strukturat eurointegruese.

“Pata kënaqësinë mbrëmë të jem pjesëmarrëse e këtij paneli. Në fjalën time ndava me pjesëmarrësit realitetin e Kosovës si vendi më i ri e me popullësinë më të re në Evropë, dhe i ftova të shfrytëzojmë bashkë potencialin e lartë të Kosovës dhe rinisë së mrekullueshme të saj, duke u bashkuar në iniciativën tonë për të themeluar në Prizren një Qendër Rajonale për Start-up dhe Inovacion”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë së Kosovës u shpreh se vetëm mbi parimin e barazisë do të mund të ndërtohet e ardhmja e përbashkët, derisa foli edhe për mungesën e liberalizimit të vizave.

“Nuk kisha se si të mos e theksoj mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar nga Presidenca Gjermane dhe Bashkimi Evropian veprim strategjik dhe vendosmëri për të përqafuar afër vetes rininë e jashtëzakonshme kosovare”, ka theksuar Ministrja.