Haradinaj i quan të rinjtë kosovarë “Tech-Dardanians”

4 vite më parë

Haradinaj i quan të rinjtë kosovarë “Tech-Dardanians”

Kandidati për kryeministër nga PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj e ka qujatuar rininë e Kosovës Tech Dardanians.

Kjo pasi që Haradinaj së bashku me kreun e PDK-së Kadri Veselin kanë vizituar në mëngjes ekipin e të rinjëve inovativ nga ICK, përcjellë AktivPress.

Haradinaj përmes Facebook-ut ka shkruar se rinia e Kosovës është e kohës së inovacionit dhe aplikacioneve.

“Dita e mirë shihet me mengjes! Sot e filluam bashkë me z. Veselin, një mengjes pune së bashku me ekipin e të rinjve kreativ dhe inovativ nga ICK.

Rinia e Kosovës është rini e kohës së inovacionit, teknologjisë informative dhe e aplikacioneve.

E pëlqej ta quaj “Tech-Dardanians”, një zonë e veçantë inovative e biznesore që siguron infrastrukturen e nevojshme për kompanitë tona të fushës inovative, teknologjike dhe programuese – të gjitha në një”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj./AktivPress

 

 

Lajme nga rubrika