Haradinaj e nis ditën me pikëllim

1 muaj më parë

Haradinaj e nis ditën me pikëllim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka bërë me dije se me keqardhje e ka marrë lajmin për kalimin në amshim të Fatimes, nënës së atdhetarit dhe humanistit të madh Selami Osmanit – “Bezi”, emblemë e futbollit në Gjilan.

Haradinaj thotë se familja e respektuar Osmani dhe miku i tij i ndjerë Selamiu i kanë dhënë shumë Gjilanit dhe tërë Kosovës.

Shkrimi i Haradinajt:

Me keqardhje mora lajmin për kalimin në amshim të Fatimes, nënë e atdhetarit dhe humanistit të madh, Selami Osmanit – Bezi, emblemë e futbollit në Gjilan. Familja e respektuar Osmani dhe miku im i ndjerë Selamiu, i kanë dhënë shumë Gjilanit dhe tërë Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmve.