“Haradinaj e Limaj s’kanë më vend në politikë” / Tahiri i PDK-së paralajmëron fundin e tyre

1 muaj më parë

“Haradinaj e Limaj s’kanë më vend në politikë” / Tahiri i PDK-së paralajmëron fundin e tyre

Anëtari i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se liderët e partive Nisma dhe AAK janë në fund të karrierës politike.

Ai ka thënë se Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj nuk do të kenë të ardhme në politikë pas këtyre zgjedhjeve.

“Aq shumë iu ka zvogëluar audienca dhe dihet se kur zvogëlohet audienca nuk kanë kujt me i folur. Dihet se kur nuk ke kujt me i folë atëherë nuk ka ndikim. E dimë se PDK ka audiencë të madhe. Por territori i Limajt është zvogëluar aq shumë sa që ai nuk ka më ndikim. Kështu që iu dëshiroj fat të dyve edhe Fatmir Limajt dhe Haradinajt në drejtime tjera pasi në politikë nuk kanë vend më”, ka thënë ai.

Kujtojmë se PDK ka qenë në koalicion së bashku me Nismën dhe AAK’në për dy vite ku qeverisën së bashku mes viteve 2019-2019.

PDK nuk lidhi një koalicion me Nismën para këtyre zgjedhjeve. /Express