Haradinaj bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Gërvalla
2 muaj më parëHaradinaj bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Gërvalla
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek varrezat e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në 39-vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj ka thënë se vëllezërit Gërvalla janë heronjtë e Kosovës për liri.
“Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, po këtu pushon edhe nënë Ajshe. Këta janë heronjtë tanë, lajmëtarët e lirisë, por edhe ata që na motivuan, lavdi e përjetshme”, ka thënë Haradinaj.