Haradinaj: Basri Canolli – Shpendi ishte çdoherë në rreshtin e parë të frontit

4 muaj më parë

Haradinaj: Basri Canolli – Shpendi ishte çdoherë në rreshtin e parë të frontit

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar shokun e luftës Basri Canollin.

Ai ka thënë se Basriu ishte prej atyre trimave të pashoq dhe guximtar, shkruan AktivPress.

“Sot, në tubimin përkujtimor për shokun tonë të luftës, Basri Canolli – Shpendi, pjesë e “Brigadës 153”, për të mbajtur të gjallë kujtimin dhe nderimin për flijimet për liri jo vetëm për Basriun, që ishte një luftëtar që përmendet ndër shokët e luftës, por edhe për të gjithë ata që ranë për atdhe!
Basriu, ishte prej atyre trimave të pashoq dhe guximtar, çdoherë i pari në rreshtin e parë të frontit, djalë i një familje atdhetare të respektuar shqiptare, të përcaktuar qysh herët në rrugën për liri!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./AktivPress/