Haradinaj: Autostrada e Dukagjinit do të bëhet me apo pa Vjosa Osmanin

1 muaj më parë

Haradinaj: Autostrada e Dukagjinit do të bëhet me apo pa Vjosa Osmanin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Gjilan ka thënë se Autostrada e Gjilanit do të bëhet.

Në lidhje me këtë deklarim të Osmanit ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo çfarë ka deklaruar kryeparlamentarja për Autostradën e Anamoravës është reflektim, derisa ka shtuar se shpreson se ajo do ta thotë të njëjtën edhe për Autostradën e Dukagjinit.

Më poshtë postimi i plotë i Daut Haradinaj:

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e paska pranu që autostrada e Anamoravës do bëhet!
Ky është lajm i mirë dhe reflektim i saj, shpresoj që do ta thotë të njejtën edhe për autostradën Dukagjinit pasi që ajo do bëhet me apo pa Vjosën.