Hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin – Berlinale 67

2 vite më parë

Hapet Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin – Berlinale 67

Gati 400 filma konkurrojnë në Festivalin më të madh gjerman të filmit, Berlinale, për trofenë “Ariu i Artë”.

Berlinalja e 67-të zhvillohet nga 9 deri më 19 shkurt. Sipari hapet me debutimin e regjisorit francez Etienne Comar me një film për historinë e muzikantit të njohur të Jazz-dhe Swing Django Reinhardt.

Filmi me titullin “Django” është një biografi e muzikantit të njohur, i cili i përkiste grupit të popullsisë sinti dhe roma. Ai ishte një yll në kohën kur Parisi ishte pushtuar nga nazistët. Pikërisht këtë periudhë ka fiskuar regjisori i ri Etienne Comar në filmin e tij. Kësisoj sivjet Berlinalja hapet me një film edhe argëtues – me muzikë – por që i kushtohet një teme mjaft serioze me sfond historiko-politik. .

Për “Ariun e Artë” sivjet konkurrojnë gjithsej 18 filma, ndër to bëjnë pjesë edhe tre filma gjermanë, shkruan DW.

100 vjet Revolucioni i Tetorit në Rusi

Disa filma në Berlinale shfaqen jashtë seksioneve tradicionale të festivalit, pra në seksionin “Berlinale Special”. Ndër këto premiera bën pjesë edhe filmi “I riu Karl Marks” me regji të Raoul Peck, i lindur në Haiti.

 

Por një forum i posaҁëm u kushtohet në Berlinale edhe artistëve të rinj, të cilët gjatë ditëve të festivalit kanë mundësi të shkëmbejnë mendime dhe ide me kineastë me përvojë nga bota e madhe e filmit. Tema diskutimi janë ndër të tjera: si mund të komportohet individi në botën që e rrethon dhe si mund të vihen në jetë idetë përmes kameras?